Juventusi i do të rinjtë e Barçës për t'u pajtuar me largimin e Pjanic

Juventusi i do të rinjtë e Barçës për t'u pajtuar me largimin e Pjanic

Sport May 31, 2020 - 18:40

Transferimi eventual i Miralem Pjanic te Barcelona mund të ndodhë, ndonëse ende nuk ka ndonjë marrëveshje konkrete.

Shkaku i krizës me Covid-19, Barcelona dhe Juventusi mund të detyrohen ta finalizojnë marrëveshjen duke përfshirë futbollistë të ndryshëm, shkruan "Zeri.info".

Nelson Semedo dhe Junior Firpo nuk i përshtaten Juventusit, teksa Arthur Melo refuzon të largohet.

Por, për pjesën e vet, Juventusi është i interesuar te disa futbollistë të rinjë të Barcelonës.

Ansu Fati është në krye të listës së dëshirave, por që klubi italian mund të kërkojë edhe Carles Alena, Riqui Puig dhe Ilaix Moriba.

Disa prej tyre janë të huazuar, por duke u bazuar në potencialin e tyre, Barcelona mund të refuzojë t'i largojë ata. /Zeri.info