Sulmuesi i Monchengladbach, Thuram merr vëmendje botërore, i bashkohet protestave në ShBA pas golit të sotëm

Sulmuesi i Monchengladbach, Thuram merr vëmendje botërore, i bashkohet protestave në ShBA pas golit të sotëm

Sport May 31, 2020 - 18:20

Marcus Thuram e festoi golin duke mbajtur gjurin në ndeshjen e sotme të Bundesligës.

Sulmuesi i Borussia Monchengladbach shënoi në minutën e 41-të të ndeshjes ndaj Union Berlin në pasditën e sotme, shkruan "Zeri.info".

Fillimisht, ai festoi me bashkëlojtarët e tij dhe më pas e mbajti gjurin për disa sekonda në nderim të George Floyd, protestuesit që humbi jetën në ShBA.

Monchengladbachu e fitoi këtë ndeshje me rezultat 4:1, derisa më pas faqja zyrtare e klubit e shpërndau një foto të këtij momenti me përshkrimin:

"Nuk ka nevojë për shpjegim".

Ndryshe, e gjithë bota është e mobilizuar për të kërkuar drejtësi për policin që vrau Floyd në protestat që po mbahen në ShBA ditëve të fundit. 

Edhe sportistët kudo në botë kanë qenë të zëshëm për këtë çështje në rrjetet sociale. /Zeri.info