Rrëmujë në 'Santiago Bernabeu', mediat spanjolle publikojnë pamje nga punimet e fundit

Rrëmujë në 'Santiago Bernabeu', mediat spanjolle publikojnë pamje nga punimet e fundit

Sport May 31, 2020 - 18:03

Real Madridi do t'i zhvillojë ndeshjet e mbetura të këtij edicioni në La Liga në "Alfredo Di Stefano", në stadiumin ku luan skuadra e dytë madrilene, Real Madrid Castilla.

Ndonëse nuk është zyrtare, mediat spanjolle raportojnë se janë duke vazhduar punimet me intensitet të lartë në "Santiago Bernabeu", shkruan "Zeri.info".

Real Madridi i ka nisur punimet në stadiumin me një plan interesant për rinovimin e tij.

Në bazë të fotografive të publikuara nga "AS" shihet se në stadium është krijuar rrëmujë, sikur në fushë ashtu edhe në shkallët e para të tribunave.

Madje, në njëren pjesë, stadiumit i është larguar edhe çatia.

Për më shumë, shikoni fotografitë e mëposhtme. /Zeri.info