Publikohet lista e personave që do të lejohen në stadiumet kosovare pas rikthimit të futbollit

Publikohet lista e personave që do të lejohen në stadiumet kosovare pas rikthimit të futbollit

Sport May 31, 2020 - 17:13

Me 2 qershor pritet edhe zyrtarisht të rikthehet futbolli kosovar me ndeshjen e parë të Kupës, Prishtina – Drenica.

Pas një dite, Ballkani vendas do ta presë Feronikelin, të cilët janë fitues aktual të Kupës.

Të gjitha ndeshjet e mbetura këtë edicion në futbollin kosovar, priten të zhvillohen pa prani të shikuesëve.

Ndërsa, Komisioni i Garave i FFK-së tashmë ka bërë të ditur edhe perseonat që do të lejohen të futen në stadiumet kosovare.

Më poshtë mund të gjeni listën e plotë të siguruar nga Gazeta Olle:

Image

Ndërsa, Ministria e Shëndetësisë tashmë ka dhënë leje të veçanta për dy tifozë.

Avdullah Berisha (Evi) dhe Bujar Gollopeni (Koba) janë dy tifozët e veçantë që do të lejohen të hyjnë në stadium për të parë skuadrat e zemrës gjatë ndeshjeve të futbollit tonë.