Ndeshja Juventus - Lazio mund të luhet më 20 korrik

Ndeshja Juventus - Lazio mund të luhet më 20 korrik

Sport May 31, 2020 - 16:54

Është raportuar se oraret e ndeshjeve në Serie A do të vendosen në bazë të lokacionit, duke shmangur oraret e hershme në jug, derisa ndeshja Juventus - Lazio mund të luhet të hënën e 20 korrikut.

Serie A rikthehet më 20 qershor, por datat dhe oraret e ndeshjeve do të vendosen në takimin e nesërm, shkruan "Zeri.info".

Shoqata e futbollistëve italian vazhdimisht e ka përsëritur se nuk do të pranojë ndonjë orar nën orën 17:00, derisa opsione ka të shumta.

Sipas agjencisë së lajmeve "ANSA", këto janë detajet e fundit që janë duke u punuar për kalendarin e ndeshjeve, përfshirë edhe lokacionin, për shkak të temperaturave të larta në qytetet jugore.

Kështu, në Itali raportohet se ndeshja mes rivalëve për titull - Juventusit dhe Lazios - do të zhvillohet të hënën e 20 korrikut.

Ndryshe, edicioni aktual në Serie A do të mbyllet më 1 ose 2 gusht. /Zeri.info