Nainggolan në zi, mbesa e tij ndërron jetë në moshë të re

Nainggolan në zi, mbesa e tij ndërron jetë në moshë të re

Sport May 31, 2020 - 15:44
Lajmet e fundit nga sporti

Futbollisti i Cagliarit, Radja Nainggolan, ka marrë një lajm të kobshëm, derisa mbesa e tij është ndarë nga jeta në moshë të re, transmeton Zeri.info

Vajza e motrës së tij, vuante nga një sëmundje e rëndë, ndaj të cilës nuk ia doli dot të triumfojë dhe është ndarë nga jeta.

Një dhimbje e madhe kjo për mesfushorin belg, i cili i ka kushtuar edhe një postim në rrjetet sociale, ku shkruan se ishte shumë e re për t'u larguar nga kjo botë.

“E dashura dhe e shtrenjta ime, do të na mungosh të gjithëve. Të dashurve, babait tënd, fëmijëve. Nuk arrij ta besoj, ishe kaq e re. Tani shko te mamaja dhe dhuroji një përqafim të ngrohtë. Ajo do të mbrojë edhe më shumë. Do na mungoni shumë”, shkruan Nainggolan./Zëri

Image