Infektuar: 4715
Shëruar: 2227
Vdekur: 101
Futbollisti 25-vjeçar ndërron jetë nga koronavirusi, viktima e tretë në familjen e tij

Futbollisti 25-vjeçar ndërron jetë nga koronavirusi, viktima e tretë në familjen e tij

Sport May 29, 2020 - 19:28
Lajmet e fundit nga sporti

Futbollisti bolivian, Deibert Frans Roman Guzman, ka ndërruar jetë në moshën 25-vjeçare për shkak të koronavirusit, transmeton Zeri.info

Ai prej disa kohësh ishte infektuar me Covid-19 dhe nuk ka arritur dot t’i bëj ballë.

Lajmi u dha nga Federata e Futbollit Bolivian, e cila shprehu pikëllimin për ngjarjen e rëndë.

Por, në familjen Guzman nuk është kjo tragjedia e parë e shkaktuar prej koronavirusit.

Futbollisti kishte humbur më parë të atin, Belizarion, i cili kishte qenë president klubi dhe xhaxhain, Luis Carmelon.

Deibert Frans Guzman luante për ekipin e University of Trinidad./Zëri

Image