Momente tmerri, futbollisti i PSG-s bën aksident me Lamborghinin e tij

Momente tmerri, futbollisti i PSG-s bën aksident me Lamborghinin e tij

Sport May 28, 2020 - 19:37

Portieri i tretë i Paris Saint-Germain, Marcin Bulka është përfshirë në një aksident të frikshëm me veturë.

Në Varshavë të Polonisë, Bulka bëri një aksident të tmerrshëm me Lamborghinin e tij, shkruan "Zeri.info".

Bulka ndodhet në vendlindjen e tij, në Poloni, pas përfundimit të edicionit në Ligën 1 shkaku i koronavirusit.

Aksidenti ka ndodhur gjatë ditës së djeshme, teksa për fat të mirë, Bulka nuk ka pësuar asnjë lëndim serioz. 

Ndryshe, Bulka është portier i tretë i PSG-s pas Keylor Navasit dhe Sergio Ricos. /Zeri.info

Image