Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit: Mund të ketë humbje të të ardhurave prej 700 milionë eurove

Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit: Mund të ketë humbje të të ardhurave prej 700 milionë eurove

Sport May 27, 2020 - 18:08
Lajmet e fundit nga sporti

Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Gabriele Gravina ka paralajmëruar se Serie A duhet të rikthehet në mënyrë që të shmanget kolapsi i të ardhurave, që në terme afatshkurtra mund të shkojë deri në 700 milionë euro, transmeton zeri.info

Protokolli mjekësor për ndeshjet do të diskutohet nesër me Ministrin e Sportit, derisa planifikohet që edicioni të rifillojë më 13 qershor.

“Puna e Federatës është që ta rikthejë futbollin sërish dhe ta parandalojë krizën e dëmeve të pariparueshme ekonomike dhe pasionit të italianëve për sportin”, u shpreh ai.

“Kjo për shkak se vetëm duke u rikthyer në fushë ne mund ta ndalim kolapsin e të ardhurave që në afat të shkurtë mund të jetë mbi 700 milionë euro. Më shumë se 500 milionë euro tashmë janë humbur për shkak izolimit nga pandemia Covid-19”, shtoi Gravina./Zëri