Talenti shqiptar i Lazios: Më thonë se ngjaj me Castillejon e Milanit

Talenti shqiptar i Lazios: Më thonë se ngjaj me Castillejon e Milanit

Sport May 27, 2020 - 17:47
Lajmet e fundit nga sporti

Në janar të vitit të kaluar u transferua te Sportingu i Lisbonës, kur ishte vetëm 18-vjeç, por pas një vitit fitoi provën te skuadra e Lazios, skuadër me të cilën pret të nënshkruajë kontratën e re. Referenca është për talentin korçar, Dejan Liço, që për momentin po stërvitet në kompleksin Tropikal në Durrës, në pritje të një lajmi të mirë nga përfaqësuesit e tij.

Në një intervistë për “FanZone” në “Super Sport”, shpalos objektivat e tij.

“Është moment më i mirë për të gjithë. Lojtarët janë të gëzuar për ribashkimin ekipit. Presim që kampionati të nisë sa më shpejt. Aktualisht, po stërvitem në Tropikal, në Durrës. Urdhrat i kam marrë nga babai im gjatë gjithë jetës, e ka pasur trajner tek U-17. Më kritikon më shumë se lojtarët e tjerë. Jam në pritje të kthimit te Lazio, menaxherët po flasin për rinovimin e kontratës. Shpresoj që të bëhet sa më parë.”

Transferimi te Lazio: “Drejtori i Lazios, Igli Tare me ofroi një provë te kjo skuadër, të cilën unë e fitova dhe u bëra pjesë e bardhekaltërve. Pasaportë greke? Nuk e kam marrë ende. Ky ka qenë problemi pse nuk kam mundur të luaj. Është çështje dokumentacioni, të jepet më shumë mundësia”.

Kontrata e re: “Shpresoj që këtë vit të rinovoj kontratën dhe të më jepet mundësia të luaj sa shpejt. Do të jap maksimumin që të mund të arrij objektivat e mia dhe të justifikoj besimin. Lojtarët e preferuar? Më pëlqen Messi, që mendoj se është më i miri në botë. Më ka pëlqyer shumë edhe Iniesta. I ngjaj Castillejos? Kështu më thonë të gjithë, sidomos spanjollët që luajnë te Lazio. Shpresoj që një ditë të jem pjesë e ekipit të parë të Lazios”.