Trajneri i Lyonit: Shpresoj që Lazio ta fitojë titullin dhe ne t’ia japim goditjen e fundit Juventusit

Trajneri i Lyonit: Shpresoj që Lazio ta fitojë titullin dhe ne t’ia japim goditjen e fundit Juventusit

Sport May 27, 2020 - 16:56
Lajmet e fundit nga sporti

Trajneri i fitnesit në Lyon, Paolo Rongoni thotë se shpreson që Lazio ta fitojë titullin në Serie A dhe ekipi i tij t’ia japë goditjen e fundit Juventusit në Ligën e Kampionëve, transmeton zeri.info

Lyoni kishte fituar minimalisht 1:0 në ndeshjen e parë të së tetës së finales së Ligës së Kampionëve, derisa sfida e kthimit pritet të zhvillohet në gusht pas shtyrjes për shkak të përhapjes së pandemisë Covid-19.

“Shpresoj që Lazio ta çojë në shtëpi ‘Scudetto’-n dhe që ditën tjetër, Juve të luajë pas humbjes së titullit. Unë shpresoj që një lëmsh të shpërthejë brenda skuadrës së tyre dhe ne t’ia japim goditjen e fundit”, tha Rongoni.

“Ata padyshim që do të vijnë në një gjendje më të mirë fizike se ne pas 12 ndeshjesh. E vetmja gjë që mund të na japë një shtytje është nëse gjërat nuk do të shkojnë mirë për Juven. Kjo do të krijonte një tsunami të brendshëm. Është e vetmja mënyrë që ne mund të përmirësojmë shanset tona”, shtoi ai./Zëri