FFK-ja mbyll edicionin 2019/20 të Ligës së Parë, ky është fati i skuadrave të kreut dhe të fundit

FFK-ja mbyll edicionin 2019/20 të Ligës së Parë, ky është fati i skuadrave të kreut dhe të fundit

Sport May 27, 2020 - 15:19
Detajet

Federata e Futbollit e Kosovës ka marrë vendim për të mbyllur edicionin 2019/20 për Ligën e Parë, Ligën e Dytë, Ligën e Tretë dhe grup-moshat.

Lajmi është bërë i ditur nga burime të besueshme të gazetës "Olle" brenda institucionit drejtues të futbollit kosovar.

Komiteti ekzekutiv ka vlerësuar se kompletimi i sezonit për këto kategori është shumë i vështirë, duke parë situatën pandemike.

Besa dhe Arbëria pritet të inkuadrohen në Superligë, ndërsa nga Liga e Parë nuk do të bjerë asnjë skuadër.

Brenda pak minutave Federata e Futbollit e Kosovës do të dalë me një njoftim për të konfirmuar vendimet.