Klubet e Premierligës pajtohen të vazhdojnë me stërvitje grupore
Sport
May 27, 2020 - 14:37
Klubet e Premierligës kanë votuar unanimisht që t’i vazhdojnë kontaktet në stërvitje si pjesë e projektit “Rifillimi”.
Futbollistët do të lejohen të stërvitin në grupe dhe munden të bëjnë ndërhyrje, shkruan “Zeri.info”.
Diskutimet për rinisjen e edicionit vazhdojnë derisa të krijohen kushtet e duhura.
Futbollistët dhe stafet e klubeve të Premierligës do të vazhdojnë të testohen dy herë në javë për COVID-19.
Nga 1.744 teste në mbarë ligën, tetë njerëz kanë rezultuar pozitivë deri më tani.
Rundi i tretë i testimeve pritet të lansohet sot.
Vendimi për stërvitje me kontakte u mor pas konsultimeve mes futbollistëve, klubeve dhe trajnerëve. /Zeri.info