Shkëndija rikthehet në stërvitje pa trajnerin Gjoka dhe dy futbollistët nga Kosova

Shkëndija rikthehet në stërvitje pa trajnerin Gjoka dhe dy futbollistët nga Kosova

Sport May 27, 2020 - 12:14

Pas dy muajsh stërvitje në kushte "karantine", këtë mëngjes futbollistët e Shkëndijes së Tetovës janë rikthyer në stërvitje grupore.

Sigurisht, stërvitja e parë shkoi nën masa rigoroze duke pasur parasysh pandeminë Covid-19, shkruan "Zeri.info".

Trajneri Ernest Gjoka nuk ishte i pranishëm në seancën e parë stërvitore për arsye se është ende në Shqipëri.

Kështu, ndihmësi i tij, Metin Dalipi e udhëhoqi skuadrën tetovare në stërvitjen e sotme.

Në stërvitjen e sotme të Shkëndijes munguan dy futbollistët nga Kosova, Ardin Dallku dhe Leart Sadriu. /Zeri.info