Pas 288 ndeshjeve, bashkëlojtari i Leart Paqaradës shënon golin e parë në karrierë

Pas 288 ndeshjeve, bashkëlojtari i Leart Paqaradës shënon golin e parë në karrierë

Sport May 27, 2020 - 11:37

Denis Dikmaer i Sandhausen shënoi golin vendimtar në ndeshjen ndaj Wesenit në Bundesligë 2 mbrëmë.

Ky gol ishte deçiziv në fitoren 1:0 të skuadrës së tij, shkruan "Zeri.info".

Mbrojtësit anësor iu deshën 288 ndeshje për ta shënuar golin e parë në karrierë.

30-vjeçari kishte dështuar ta gjejë rrjetën edhe sa luante në Bundesligë te Nurnbergi dhe te Hamburgeri.

Ai ka 59 paraqitje për Sandhausen, derisa ishte paraqitur edhe në 15 ndeshje te Werder Bremeni.

Dikmaeri është ndryshe bashkëlojtar me Besar Halimin dhe me Leart Paqaradën te Sandhauseni. /Zeri.info