Lëndimet “frikësohen” nga Milot Rashica, për katër vjet 23-vjeçari pësoi vetëm pesë lëndime të lehta

Lëndimet “frikësohen” nga Milot Rashica, për katër vjet 23-vjeçari pësoi vetëm pesë lëndime të lehta

Sport May 27, 2020 - 10:50

Milot Rashica ka qenë futbollisti kryesor i Werder Bremenit prej kalimit në Gjermani nga klubi holandez Vitesse, në vitin 2018.

Futbollisti nga Kosova e nisi karrierën te klubi i Vushtrrisë, ku nën urdhrat e Ismet Munishit ishte shpallur edhe kampion, raporton “Zeri.info”.

Më pas ai kishte bërë hapin e madh në karrierë, duke u transferuar në Holandë te Vitesse, teksa tani luan në Gjermani te Werder Bremeni.

Sot 23-vjeçari është ylli kryesor i skuadrës nga Bremeni, derisa kërkohet nga shumë klube të mëdha në Evropë, si Liverpooli, Dortmundi dhe RB Leipzigu.

Image

Tashmë dihet edhe harta e lëndimeve të Milot Rashicës në karrierën e tij prej daljes në Evropë.

Nga edicioni 2015-2016 e deri më sot Rashica ka pësuar vetëm pesë lëndime, derisa më i rëndi ishte ai i këtij edicioni, ku kishte munguar 28 ditë.

Për më shumë shikoni fotografinë e mëposhtme. /Zeri.info

Image