Ish-futbollisti boshnjak mburret me vilën e re në Sarajevë

Ish-futbollisti boshnjak mburret me vilën e re në Sarajevë

Sport May 27, 2020 - 10:41

Futbollisti boshnjak, Elvir Bolic, është mburrur në "Instagram" me vilën që ka ndërtuar në Sarajevë.

Mediet në Bosnjë e Hercegovinë raportojnë se vila ka 470 metra katrorë dhe videot tregojnë se ajo ka një pishinë të mrekullueshme, shkruan "Zeri.info".

Vila ndodhet në Poljine, afër Sarajevës, derisa ndërtimet filluan në vitin 2018.

Bolic ka luajtur edhe te Crvena Zvezda në edicionin 1991-1992, por pa ndonjë sukses, teksa më vonë u transferua te Galatasaray.

Gjithashtu, ai luajti për ekipin kombëtar të Bosnjë e Hercegovinës, Fenerbahçe, si dhe Rayo Vallecanon.

Më poshtë mund t'ia hidhni një sy vilës së re të Bolicit. /Zeri.info

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

THE END

A post shared by Elvir Bolic (@elvirbolic10) on