Bota e futbollit në zi, ndërron jetë mbrojtësi anglez në moshë të re

Bota e futbollit në zi, ndërron jetë mbrojtësi anglez në moshë të re

Sport May 27, 2020 - 10:20

Christian Mbulu ka ndërruar jetë në ditën e djeshme në moshë tejet të re.

23-vjeçari është gjetur pa shenja jete dje në Preston, shkruan "Zeri.info".

Nuk ka ndonjë dyshim se ai mund të jetë vrarë, derisa është konstatuar se vdekja e tij ishte natyrale.

Në afatin kalimtar të janarit, Mbulu u transferua nga Crew Alexandra te Moracambe, derisa klubi i tij ka shprehur pikëllim të thellë.

“Ishte vetëm 23 vjeç dhe lajmi për vdekjen e tij të parakohshme dhe të pa pritur është shokuese për të gjithë ne. Kristian erdhi në janar te ne dhe ishte shumë i dashur për të gjithë”, shkruan Morecambe.

Mbrojtësi anglez ka luajtur edhe për skuadra të tjera në të kaluarën, si Milwall, Motherwell dhe Brentwood, teksa tashmë të gjithë janë shokuar nga lajmi për ndarjen nga jeta të futbollistit. /Zeri.info