Demirali vazhdon të rikuperohet nga lëndimi

Demirali vazhdon të rikuperohet nga lëndimi

Sport May 27, 2020 - 10:05

Mbrojtësi i Juventusit, Merih Demiral, mund të rikthehet gradualisht në fushë, pasi mbrojtësi turk është duke u rikuperuar nga lëndimi.

"Tuttomercatoweb" raporton se qendërmbrojtësi i Juventusit është rikthyer në stërvitje me topin dhe ka dhënë një shenjë pozitive për rikuperimin nga lëndimi në kyçin e këmbës, shkruan "Zeri.info".

Demirali ishte lënduar në fitoren 2:1 ndaj Romës në “Stadio Olimpico”, në një ndeshje ku ai pësoi lëndim pas një dueli ajror.

Testet mjekësore më pas konfirmuan se mbrojtësi ka këputur ligamentet kruciale dhe se do ta humbiste pjesën e mbetur të edicionit.

Shtyrja e “Euro 2020”-ës i ka dhënë mundësi të mirë mbrojtësit nga Turqia që të rikuperohet dhe ta përfaqësojë vendin e tij në këtë kompeticion verën e ardhshme. /Zeri.info