Tyson Fury kundër Mike Tysonit? Boksieri britanik konfirmon ofertën

Tyson Fury kundër Mike Tysonit? Boksieri britanik konfirmon ofertën

Sport May 27, 2020 - 09:09

Njëra ndër temat më të përfolura në botën e boksit së fundmi ka qenë rikthimi i Mike Tyson, derisa edhe kampioni Tyson Fury konfirmoi se ka marrë një ofertë të përballet me 53-vjeçarin për bamirësi.

Mike Tyson pritej të përballet me ndonjë ish-boksier moshatar të tij, derisa flitej edhe meçi me Evander Holyfield, shkruan "Zeri.info".

Megjithatë, tashmë Tyson ka shprehur gatishmëri të përballet me kampionin në fuqi të boksit, Furyn për kategorinë WBC.

“Unë e mora një telefonatë ku m’u ofrua mundësia të ndeshem me Mike Tysonin. Unë menjëherë mendova: “Çfarë?!” Natyrisht se pranova menjëherë”, ka thënë Fury.

Megjithatë, Fury i cili triumfoi në WBC pas fitores ndaj Deontay Wilder, nuk beson se do të zhvillohet kjo përballje.

“Por, nuk mendoj se diçka është materializuar nga ajo bisedë. Kështu që po, mendoj që ai e ka seriozisht kur thotë se dëshiron të kthehet për një meç”, tha ai. /Zeri.info