Balotelli, gjithnjë e më afër largimit nga Brescia

Balotelli, gjithnjë e më afër largimit nga Brescia

Sport May 27, 2020 - 08:32

Janë rritur zërat se Mario Balotelli dhe Brescia kanë prishur raportet pasi sulmuesi italian mungoi në stërvitje.

Balotelli është përfshirë sërish në telashe me klubin elitar italian, derisa javën e kaluar u stërvit në zonën e rezervuar për fubollistët e rinjë, shkruan "Zeri.info".

Megjithatë, ish-sulmuesi i Interit dhe Milanit vendosi që dje të mos paraqitej fare në stërvitje.

"GdS" e ka kontaktuar Brescian për ta pyetur në lidhje me këtë temë, derisa klubi italian u përgjigj: "Nuk ka koment".

Balotelli do t'i mbushë 30 vite në gusht derisa ka kontratë me Brescian deri në qershor të vitit 2022.

Këtë edicion, Balotelli ka shënuar pesë gola në 19 paraqitje në Serie A. /Zeri.info