Koha kur 'Plisat' i jepnin zemër FC Prishtinës në mes të Beogradit kundër Crvena Zvezdës

Koha kur 'Plisat' i jepnin zemër FC Prishtinës në mes të Beogradit kundër Crvena Zvezdës

Sport May 26, 2020 - 23:37

"Plisat" njihen si njëra prej tifo-grupeve më të mira në trojet shqiptare.

Që prej vitit 1987 kur janë themeluar, "Plisat" i kanë qëndruar gjithmonë besnik klubit të Prishtinës, raporton "Zeri.info".

Madje, tifozët prishtinas nuk kanë hezituar ta përcjellin nga afër skuadrën e zemrës edhe në kohën e ish-Jugosllavisë kur FC Prishtina garonte në elitë.

Ata ishin të pranishëm edhe në stadiumin "Marakana" në Beograd.

Në rrjetin social "Facebook", tifo-grupi kryeqytetas ka publikuar pamje të tifozëve nga ndeshja kundër Crvena Zvezdës.

Ndeshjen në fjalë, FC Prishtina e kishte fituar me rezultat 1:3 në mes të Beogradit. /Zeri.info