Lazio mohon zërat se Thomas Strakosha është prekur nga Covid-19

Lazio mohon zërat se Thomas Strakosha është prekur nga Covid-19

Sport May 26, 2020 - 23:23

Shefi i stafit mjekësor te Lazio, Ivo Pulcini ka mohuar zërat se portieri Thomas Strakosha ka rezultuar pozitiv për Covid-19.

Mediat në Itali kanë raportuar gjatë ditës së sotme se portieri i Shqipërisë është infektuar me koronavirus, por Pulcini e ka mohuar këtë një intervistë me "Radio Punto Nuovo", shkruan "Zeri.info".

"Ky është një lajm i rremë dhe ka shumë të tillë në këtë moment", tha shefi i mjekëve të Lazios.

"Nuk do të hyj në detaje, por kam folur me njerëzit e përfshirë dhe kemi qeshur. Strakosha nuk është infektuar me koronavirus, dhe askush tjetër te Lazio", tha më tej ai.

"Ne ishim të parët në Itali që dërguam skuadrën në shtëpi pas shpërthimit të pandemisë", shtoi Pulcini.

Lazio ua ka ndaluar futbollistëve të largohen nga Roma gjatë pandemisë, jo sikurse skuadrat tjera që lejuan futbollistët e huaj të largohen nga Italia. /Zeri.info