'Bomba' e mbrëmjes: Xherdan Shaqiri largohet nga Liverpooli, por mbetet në Premierligë

'Bomba' e mbrëmjes: Xherdan Shaqiri largohet nga Liverpooli, por mbetet në Premierligë

Sport May 26, 2020 - 22:55

Newcastle United e ka identifikuar Xherdan Shaqirin si transferim eventual këtë verë duke vërejtur minutazhin e tij të ultë te Liverpooli.

Futbollisti nga Kosova u transferua te skuadra e Jurgen Klopp dy vite më parë dhe luajti rol të rëndësishëm në edicionin e tij të parë me "Të Kuqtë", shkruan "Daily Mail", përcjell "Zeri.info".

Megjithatë, ky edicion nuk shkoi siç duhet për mesfushorin gjilanas, i cili kishte probleme me lëndime, derisa ndeshjen e fundit e luajti më 11 janar kundër Tottenhamit.

Roma dhe Sevilla bën oferta për Shaqirin në afatin kalimtar dimëror, por Liverpooli nuk e pëlqeu idenë ta shesë 28-vjeçarin.

Image

Megjithatë, tani në garë është futur edhe Newcastle United, klub i cili me shitjen eventuale te pronarët arabë, do ta transferonin gjilanasin.

Shaqiri i kishte kushtuar Liverpoolit 13.5 milionë funte, derisa në kontratën aktuale me kampionin e Evropës ka edhe tri vite të mbetura.

Përveç Shaqirit, nga Liverpooli pritet të largohet edhe anglezi Adam Lallana, i cili ka qenë në bankën rezervë në shumicën e kohës. /Zeri.info