Paraqitja në numra e Milot Rashicës në ndeshjen Werder Bremen - Borussia Monchengldabach

Paraqitja në numra e Milot Rashicës në ndeshjen Werder Bremen - Borussia Monchengldabach

Sport May 26, 2020 - 22:39

Werder Bremeni nuk ka arritur të nxjerë asgjë më shumë se një pikë në përballjen e vështirë ndaj Borussia Monchengladbach.

Në "Weserstadion", Werder Bremeni i Milot Rashicës u përballë me Monchengladbachun në kuadër të javës së 28-të në Bundesliga, shkruan "Zeri.info".

Ndeshja e zhvilluar në mbrëmjen e sotme u mbyll pa gola 0:0.

Milot Rashica luajti nga fillimi deri në fund të takimit, bëri disa goditje drejt portës, por ishte i pafat.

Image

Nga faqja e mirënjohur e vlerësimeve, futbollisti i Kosovës që aktivizohet te Werder Bremeni u vlerësua me notën 7.2.

Image

Në këtë ndeshje, Rashica bëri tri goditje në portë, kompletoi tri nga pesë dribilimet e tentuara, preku 46 herë topin dhe bëri tri pasime të gjata të sakta.

Image

Me këtë barazim, Werder Bremeni mbetet në vendin e 17-të me 22 pikë të tubuara pas 27 ndeshjeve.

Kurse, Borussia Monchengladbach ngritet në vendin e katërt me 53 sosh. /Zeri.info