Jose Mourinho jep 'dritën jeshile' për transferimin e Vedat Muriqit

Jose Mourinho jep 'dritën jeshile' për transferimin e Vedat Muriqit

Sport May 26, 2020 - 20:37

Trajneri i Tottenhamit, Jose Mourinho e ka dhënë 'dritën jeshile' për transferimin e sulmuesit të Fenerbahçes, Vedat Muriqi.

"Todofichajes" raporton se trajneri portugez dëshiron ta përforcojë sulmin sepse ai me gjasë do ta humbasë Harry Kane këtë verë, shkruan "Zeri.info".

Kane është në qendër të vëmendjes nga klubet e mëdha evropiane pasi së fundmi ai tha se mund të largohet nga Londra.

Ndonëse ende Kane s'ka vendosur për të ardhmen, Tottenhami ka vendosur ta transferojë sulmuesin e Kosovës, Vedat Muriqi.

Së fundmi ishte raportuar se Tottenhami kishte ofruar 4.5 milionë funte për futbollistin prizrenas, por që oferta nga Fenerbahçe ishte refuzuar.

Duket se Fenerbahçe nuk do të lëkundet nga ofertat nën 22 milionë funte. /Zeri.info