Një gol vendos klasikën gjermane mes Dortmundit dhe Bayern Munichut

Një gol vendos klasikën gjermane mes Dortmundit dhe Bayern Munichut

Sport May 26, 2020 - 20:21

Bayern Munich e ka fituar klasikën gjermane në përballjen kundër rivalit për titull, Borussia Dortmund.

Në ndeshjen e zhvilluar në "Signal Iduna Park", mysafirët kanë shënuar fitore me rezultat minimal 0:1, shkruan "Zeri.info".

Golin e vetëm dhe të ndeshjes për bavarezët e shënoi Joshua Kimmich në minutën e 43-të të ndeshjes.

Image

Dortmundi kishte dy raste të mira përmes Erling Haaland, por, sulmuesi norvegjez dështoi para portës së Manuel Neuer.

Gjithashtu vlen të ceket se në një rast të dyshimtë të prekjes me dorë të topit nga Jerome Boateng, gjyqtari nuk akordoi penallti në favor të vendasve.

Pas 28 ndeshjeve në Bundesliga, Bayern Munich blindon kreun me 64 pikë, kurse Dortmundi mbetet në vendin e dytë me 57 pikë. /Zeri.info