Rast i dyshimtë në ndeshjen Dortmund - Bayern, gjyqtari nuk akordon penallti

Rast i dyshimtë në ndeshjen Dortmund - Bayern, gjyqtari nuk akordon penallti

Sport May 26, 2020 - 19:56

Kanë kaluar rreth 70 minuta lojë në sfidën mes Dortmundit dhe Bayern Munich.

Në "Signal Iduna Park", Dortmundi është nikoqir i Bayern Munich në klasikën gjermane, shkruan "Zeri.info".

Rezultati vazhdon të jetë 0:1 në favor të mysafirëve.

Megjithatë, një rast i dyshimtë ka ndodhur para pak minutash në këtë ndeshje.

Pas një goditje të Haaland në zonën e Bayernit, Boateng e preku topin me dorë, por që gjyqtari nuk akordoi penallti dhe as nuk u konsultua me VAR-in.

Ndryshe, kjo ndeshje është e vlefshme për javën e 28-të në Bundesliga. /Zeri.info