Nga MSH-ja konfirmojnë donacionin e Remzi Ejupit, së shpejti dhurohen edhe 11 mijë kite për testim për Covid-19

Nga MSH-ja konfirmojnë donacionin e Remzi Ejupit, së shpejti dhurohen edhe 11 mijë kite për testim për Covid-19

Sport May 26, 2020 - 19:19

Presidenti i klubit më të madh kosovar, FC Prishtinës, Remzi Ejupi ka dorëzuar një mijë kite për testim për Covid-19 në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik.

"Kemi arritur të futemi në radhë dhe të sigurojmë dhjetë-mijëshin e parë, shpresoj se shumë shpejt do ta rrisim numrin dhe kështu Kosovës nuk do t'i mungojnë testet për Covid-19", ka thënë Remzi Ejupi në RTK, përcjell "Zeri.info".

Ditë më parë, pronari i kompanisë së fluturimeve "Eurokoha" deklaroi se ka mundësi të sigurohet deri në 20 mijë kite për testim në Covid-19.

Fillimisht, u dorëzuan një mijë sosh, e pas disa ditësh priten të dhurohen edhe 11 mijë të tjera.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti e ka konfirmuar këtë donacion duke thënë se ka marrë premtime nga Ejupi se do të sigurohen edhe 11 mijë kite për testim për Covid-19.

Me një pjesë të këtyre kiteve, priten të testohen klubet sportive të Kosovës para fillimit të kampionatit, derisa të tjerat do të jenë të dedikuara për qytetarët e Kosovës. /Zeri.info