Publikohen rezultatet e testimeve për Covid-19 te skuadra e Flamurtarit

Publikohen rezultatet e testimeve për Covid-19 te skuadra e Flamurtarit

Sport May 26, 2020 - 18:47

Flamurtari i Prishtinës është skuadra e radhës nga Superliga e Kosovës që i është nënshtruar testimeve për Covid-19.

Futbollistët dhe stafi i klubit prishtinas i janë nënshtruar testeve për koronavirus nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, raporton "Zeri.info".

Në pasditën e sotme, përmes një komunikate për shtyp, Flamurtari ka konfirmuar se i gjithë stafi dhe futbollistët kanë rezultuar negativ.

Njoftimi i plotë i Flamurtarit:

"KF FLAMURTARI ka kryer me sukses testimet per Covid 19 dhe të gjithë futbollistët dhe stafi kanë dalë negativ, falenderojmë të gjithë ata që e kanë bërë të mundur këtë testim". /Zeri.info