Samir Ujkani do t'i jap fund aventurës te Torino këtë verë

Samir Ujkani do t'i jap fund aventurës te Torino këtë verë

Sport May 26, 2020 - 18:16

Samir Ujkani nuk do ta rinovojë kontratën e tij me klubin elitar italian, Torino.

'Gardiani' vushtrrias pritet të largohet nga Torino pas përfundimit të edicionit aktual, raporton "Calciomercato", përcjell "Zeri.info".

Kështu, Torino do të hidhet në treg për ta gjetur një portier tjetër mbështetës për Salvatore Sirigun.

Portieri i Kosovës u transferua në Torino verën e vitit të kaluar.

Megjithatë, nga portieri i tretë ai u bë i dyti te skuadra italiane, por pa luajtur asnjëherë në formacionin bazë. /Zeri.info