Zhegrova: Një ditë do më shihni te Barcelona

Zhegrova: Një ditë do më shihni te Barcelona

Sport May 26, 2020 - 18:00

Edon Zhegrova gjatë kësaj vere pritet të bëhet me skuadër të re.

Futbollisti kosovar ka qenë i ftuar sot në emisionin ‘Fan Zone’, ku ka folur edhe për Kombëtaren e Shqipërisë.

“Unë nuk jam kundër Shqipërisë, përkundrazi Shqipërinë e dua shumë dhe i dëshiroj shumë suksese. Shpresoj që të kualufikohen në Europian. Megjithëse janë kualifikuar më parë, shpresoj ta arrijnë prapë. Nuk e kam menduar kthimin në Superligë dhe nuk besoj se do ndodhë ndonjëherë. Ku do më shihni në të ardhmen? Ma do mendja në Barcelonë do më shikoni”, ka thënë Edon Zhegrova.

Image

Zhegrova gjatë këtij viti ka qenë pjesë e Baselit në Zvicër.

Ndërsa kjo skuadër ka refuzuar blerjen e tij përfundimtare, ndërsa futbollisti aktualisht është pjesë e skuadrës belge, Genk, por me gjasë gjatë verës do të transferohet në ndonjë skuadër më të madhe. /Olle