Milani mund të marrë frymë, Ibrahimovic nuk është lënduar rëndë

Milani mund të marrë frymë, Ibrahimovic nuk është lënduar rëndë

Sport May 26, 2020 - 16:39

Zlatan Ibrahimovic nuk ka pësuar ndonjë lëndim të rëndë.

Sulmuesi suedez u largua nga seanca stërvitore e djeshme e Milanit pas dhimbjeve të forta, shkruan "Zeri.info".

Por, ekzaminimet mjekësore treguan se Ibrahimovic nuk ka pësuar ndonjë lëndim të rëndë në thembër.

Kjo do të thotë se Milani dhe Ibrahimovic mund të marrin frymë lirshëm.

Milani e ka akoma në dispozicion sulmuesin veteran, derisa karriera e tij është ende aktive. /Zeri.info