Ndërron jetë ish-futbollisti anglez

Ndërron jetë ish-futbollisti anglez

Sport May 26, 2020 - 12:15
Lajmet e fundit nga sporti

Ish-mbrojtësi i Manchester Cityt, Glyn Pardoe, ka ndërruar jetë në moshën 73-vjeçare, transmeton Zeri.info

Pardoe është debutuesi më i ri në histori të Cityt.

Ai kishte debutuar me klubin anglez në prill të vitit 1962 me 15 vjet dhe 341 ditë mbi supe dhe kaloi të gjithë karrierën aty.

Ai ishte pjesë e ekipit në vitin 1968 kur u fitua liga dhe shënoi golin e fitores në finalen e Ligës së Kupës në vitin 1970.

Manchester City ka shprehur ngushëllime për vdekjen e ish-futbollistit të skuadrës.

“Mendjet tona dhe ngushëllimet shkojnë për miqtë dhe familjen e tij në këtë kohë të vështirë”, shkruan Manchester City.

Në tërësi, mbrojtësi Pardoe kishte bërë 380 paraqitje me Manchester Cityn gjatë periudhës 1962-1976./Zëri

Image