Donis Avdijaj mund të transferohet në Portugali

Donis Avdijaj mund të transferohet në Portugali

Sport May 26, 2020 - 12:06
Lajmet e fundit nga sporti

Reprezentuesi i Kosovës, Donis Avdijaj, mund të transferohet në Portugali, transmeton Zeri.info

Braga është duke shprehur interesim për Avdijajn, shkruan “A Bola”.

Momentalisht Avdijaj është pjesë e klubit skocez, Hearts, ku ishte transferuar nga Trabzonspori gjatë dimrit.

Ai është paraqitur vetëm 3 herë në ligën skoceze këtë edicion.

Pas mbylljes së edicionit në Skoci për shkak të koronavirusit, Heartsi ka rënë nga liga për shkak se zë vendin e fundit në tabelë./Zëri