Portieri i Bournemouthit i infektuar me koronavirus: E mora virusin në vetëshërbim

Portieri i Bournemouthit i infektuar me koronavirus: E mora virusin në vetëshërbim

Sport May 26, 2020 - 11:38
Lajmet e fundit nga sporti

Portieri i Bournemouthit, Aaron Ramsdale, është konfirmuar si njëri prej dy personave në Premeirligë të infektuar me koronavirus në testet e fundit, transmeton "Zeri.info".

Ai rezultoi pozitiv të premten, pavarësisht se nuk kishte simptoma.

Të hënën ai kishte dalë negativ, derisa beson se e mori virusin në një vetëshërbim të madh.

“Është pa dyshim një tronditje – unë nuk kam qenë në kontakt me askënd dhe tash e kam. Nuk kam shfaqur simptoma, kështu që fakti se një person i ri dhe i shëndetshëm mund ta ketë është pa dyshim i frikshëm dhe shqetësues”, u shpreh Ramsdale.

“Kështu, në javën e kaluar unë kam bërë gjëra të zakonshme, si të shkuarit në vetëshërbim dhe në pompa të benzinës për ta mbushur makinën time. Unë kam qenë po aq i kujdesshëm sa më herët në izolim dhe duket se gjatë pazarit e kam marrë”, ka thënë ai. /Zëri