Presidenti i Lyonit i bën thirrje kryeministrit francez që të rifillohet kampionati

Presidenti i Lyonit i bën thirrje kryeministrit francez që të rifillohet kampionati

Sport May 26, 2020 - 10:20
Lajmet e fundit nga sporti

Presidenti i Lyonit, Jean-Michel Aulas, u ka bërë thirrje autoriteteve franceze që ta rishqyrtojnë vendimin e tyre për mbylljen e hershme të kampionatit të futbollit, transmeton zeri.info

Më 28 prill ishte njoftuar se Ligue 1 dhe Ligue 2 nuk do të rikthehen këtë edicion për shkak të pandemisë Covid-19.

Në një letër dërguar kryeministrit francez dhe ministrit të sportit, Aulas shprehu se futbolli francez do të përballej me një krizë të paprecedentë ekonomike dhe sociale.  

Lyoni ishte në vendin e shtatë pas mbylljes së edicionit, kështu që do të mungojë në garat evropiane.

Ligue 1 është i vetmi kampionat prej 5 ligave të mëdha evropiane që nuk do t’i rikthehet futbollit./Zëri