10 trajnerët më të mirë në histori të Ligës së Kampionëve

10 trajnerët më të mirë në histori të Ligës së Kampionëve

Sport May 26, 2020 - 09:47
Lajmet e fundit nga sporti

Zinedine Zidane është vetëm në vitet e para të karrierës së tij si trajner, por francezi ka arritur të fitojë 3 herë radhazi Ligën e Kampionëve me Real Madridin, transmeton zeri.info

Kështu, ai ka një sukses prej 100% nga edicionet e tij si trajner në Ligën e Kampionëve deri më tani.

Këtë edicion ai është në të tetën e finales, derisa në ndeshjen e parë është mposhtur 2:1 në shtëpi nga Manchester City.

“Squaëka” ka publikuar renditjen e 10 trajnerëve më të mirë në histori të Ligës së Kampionëve bazuar në titujt e fituar dhe përqindjen e fitoreve.

Këta janë 10 më të mirët:

10. Ottmar Hitzfeld - Titujt e fituar: 2 (1997 me Borussia Dortmundin, 2001 me Bayern Munichun)

Përqindja e fitoreve: 51%

9. Rafa Benitez - Titujt e fituar: 1 (2005 me Liverpoolin)

Përqindja e fitoreve: 57%

8. Vicente Del Bosque - Titujt e fituar: 2 (2000, 2002 me Real Madridin)

Përqindja e fitoreve: 57%

7. Jupp Heynckes - Titujt e fituar: 2 (1998 me Real Madridin, 2013 me Bayern Munichun)

Përqindja e fitoreve: 70%

6. Sir Alex Ferguson - Titujt e fituar: 2 (1999, 2008 me Manchester Unitedin)

Përqindja e fitoreve: 54%

5. Louis van Gaal - Titujt e fituar: 1 (1995, Ajax)

Përqindja e fitoreve: 60%

4. Jose Mourinho - Titujt e fituar: 2 (2004 me Porton, 2010 me Interin)

Përqindja e fitoreve: 56.74%

3. Carlo Ancelotti - Titujt e fituar: 3 (2003, 2007 me Milanin, 2014 me Real Madridin)

Përqindja e fitoreve: 55.15%

2. Pep Guardiola - Titujt e fituar: 2 (2009, 2011 me Barcelonën)

Përqindja e fitoreve: 61%

1. Zinedine Zidane - Titujt e fituar: 3 (2016, 2017, 2018 me Real Madridin)

Përqindja e fitoreve: 65%