“Të stërvitesh me Pep Guardiolan është si të shkosh në universitet”

“Të stërvitesh me Pep Guardiolan është si të shkosh në universitet”

Sport May 26, 2020 - 09:08
Lajmet e fundit nga sporti

Ish-portieri i Manchester Cityt, Willy Caballero, ka lavdëruar ish-trajnerin e tij, Pep Guardiola, duke thënë se të stërvitesh me të është si të shkosh në universitet, transmeton zeri.info

Argjentinasi punoi me Guardiolan te Manchester City para se të largohej në drejtim të Chelseat.

Image

“Pep Guardiola është si të shkosh në universitet. Kalova një vit me të te City, duke mësuar çdo ditë diçka të re. Në fushë, duke shikuar video apo në çdo kohë, kur ai të afrohet dhe t’i shpjegon gjërat”, ka thënë Caballero.

“Ai nuk e ka problem ta mësojë dikë në moshën 34-vjeçare, siç isha unë, si dikë që është 18-vjeçar. Ai është një mësues i madh”, shtoi ai./Zëri