Ylli i Barcelonës nuk i kursen lëvdatat për golin e bukur të Shkëlzen Gashit

Ylli i Barcelonës nuk i kursen lëvdatat për golin e bukur të Shkëlzen Gashit

Sport May 26, 2020 - 08:44
Lajmet e fundit nga sporti

Faqja e njohur sportive në rrjetin social “Instagram”, “433” së fundmi ka postuar një gol të bukur të Shkëlzen Gashit, në kohën kur ky i fundit luante në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me Colorado Rapids, transmeton zeri.info

Reprezentuesi shqiptar kishte shëunuar një gol të bukur nga gjuajtja e lirë.

Në këtë postim ka komentuar edhe ylli i Barcelonës, Ivan Rakitic, i cili ka lavdëruar Gashin.

“Shumë e lehtë për vëllain tim”, ka shkruar kroati.

Image

Rakitic dhe Gashi janë dy miq shumë të mirë, teksa shpeshherë kalojnë edhe kohën së bashku.

Kujtojmë se momentalisht Gashi është pjesë e Aaraut në Zvicër./Zëri

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Can’t stop watching this beauty ë @mls

A post shared by 433 (@433) on