Ronaldo nuk është normal, shënon kosh nga një largësi e madhe

Ronaldo nuk është normal, shënon kosh nga një largësi e madhe

Sport May 25, 2020 - 23:35

Pas një pauze dy-mujore, Cristiano Ronaldo është kthyer tashmë në stërvitje të plota me Juventusin.

Shkaku i pandemisë COVID-19, sulmuesi portugez ishte izoluar me familjen e tij në Madeira të Portugalisë, shkruan "Zeri.info".

'Bomberi' i Juvenusit është në formë të lartë përkundër se nuk ka luajtur futboll që prej dy muajsh.

Në stërvitjen e sotme, Ronaldo ka gjetur kohë të merret edhe me diçka tjetër.

Nga një largësi e madhe, Ronaldo ka bërë kosh me topin në këmbë, gjë e cila tregon saktësinë e 35-vjeçarit.

Video në fjalë është shpërndarë me të madhe në rrjetet sociale. /Zeri.info