Chelsea thërret Armando Brojën

Chelsea thërret Armando Brojën

Sport May 25, 2020 - 19:00

Armando Broja është thirrur sërish në stërvitje nga ana e trajnerit të Chelsea, Frenk Lampard.

Sulmuesi shqiptar është në vëmendjen e ekipit A të skuadrës së njohur angleze, ndërsa si objektiv kryesor ka fitimin e besimit të Lampard, e jo për të provuar një huazim dhe të ketë më shumë minuta në këmbë.

Puna e madhe është shpërblyer dhe tashmë shihet qartë që Broja ka shkuar edhe përtej debutimit ndaj Evertonit në Premierligë. Në Instagram ylli kuqezi ka postuar edhe një foto ku tregon se ka mbërritur në stërvitjen e Chelseat në Cobham, përcjell lajmi.

Nga ana tjetër kemi median pranë klubit të Londrës, “Theprideoflondon” që ka bërë një artikull të gjatë ku del kundër blerjes së sulmuesit Joshua King.

Ky i fundit u hodh si mundësi për të përforcuar sulmin e ekipit të Lampard, por sipas medias në fjalë, Armando Broja është shumë herë më mirë.

“Lëvizja e King te Chelsea nuk ka shumë kuptim. Lampard solli një sulmues të akademisë, Armando Brojën, që debutoi me Evertonin në fitoren 4-0. Vërtet nuk ka përvojë, por 18-vjeçari ka saktësi kirurgjikale para portës. Në 32 ndeshjet e luajtura në të gjitha moshat, kryesisht U-18 dhe U-23 ka shënuar 19 gola dhe ka dhënë 5 asiste”.