Për shkak të koronavirusit, sportisti i famshëm ndahet nga modelja super-seksi

Për shkak të koronavirusit, sportisti i famshëm ndahet nga modelja super-seksi

Sport May 25, 2020 - 16:39

Tenisti argjentinas Juan Martin Del Potro është ndarë nga modelja Sofia Jimenez, me të cilën ka qenë në lidhje që nga dhjetori i vitit 2018.

Sipas mediave ndërkombëtare, arsyeja e ndarjes së tyre është pandemia COVID-19, shkruan Zëri.info.

"Periudha e vetë-izolimit pati një ndikim te ne dhe kjo u shoqërua me shumë pasiguri", tha Sofia në një lidhje direkt në një emision televizi.

Image

Ajo tutje tha se çifti kishin probleme të ndryshme edhe para pandemisë.

"Nuk kemi asnjë kontakt për momentin. Tani jam kthyer te nëna ime dhe po jetojmë së bashku", tregoi ajo.

Vetë tenisti nuk ka dhënë ndonjë konfirmim zyrtar për raportet me Sofian, derisa po rikuperohet nga një lëndim i pësuar.

Më poshtë, mund të shikoni disa fotografi të modeles, e cila ishte në lidhje me Del Potron për më shumë se një vit. /Zëri.info

Image

Image

Image