Yll Hoxha i lumtur me rikthimin në stërvitje: Kupa e Kosovës është objektivi ynë primar

Yll Hoxha i lumtur me rikthimin në stërvitje: Kupa e Kosovës është objektivi ynë primar

Sport May 25, 2020 - 16:28

Kampioni në fuqi i Kosovës, skuadra e Feronikelit, tash e disa ditë i ka nisur përgatitjet për vazhdimin e edicionit në futbollin kosovar.

Zeri.info e ka realizuar një kronikë nga përgatitjet e skuadrës nga Drenasi ndërkohë që anësori Yll Hoxha u shpreh i lumtur me rikthimin në stërvitje, teksa tha se objektivi kryesor i 'Niklit' është Kupa e Kosovës.

"Jemi mjaft të lumtur duke pasur parasysh se kthehemi pas një pauze dy-mujore dhe gjithçka po shkon shumë mirë", tregoi Hoxha për Zëri.info.

"Edhe fusha është në nivel shumë të mirë dhe shpresojmë të jemi gati për ndeshjen në Kupën e Kosovës. Objektivi ynë normalisht është Kupa", u shpreh ai.

Ndryshe, Feronikeli më 3 qershor e zhvillon ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Kosovës përballë Ballkanit të Suharekës.

Nga triumfi në këtë garë, 'Nikli' shpreson në plasmanin në garat ndërkombëtare. /Zëri.info