Berisha: Jemi të motivuar dhe të lumtur që jemi rikthyer në stërvitje grupore

Berisha: Jemi të motivuar dhe të lumtur që jemi rikthyer në stërvitje grupore

Sport May 25, 2020 - 16:22

Kampioni në fuqi i Kosovës, skuadra e Feronikelit, tash e disa ditë i ka nisur përgatitjet për vazhdimin e edicionit në futbollin kosovar.

Zeri.info e ka realizuar një kronikë nga përgatitjet e skuadrës nga Drenasi ndërkohë që mbrojtësi Ilir Berisha foli për ecurinë e fazës përgatitore në këto ditë kur Kosova po e kalon pandeminë COVID-19.

"E vërtetë po kthehemi pas një pauze dy-mujore, normal ne iu kemi përmbajtur detyrave të shtabit teknik për ta mbajtur formën për aq sa kemi mundur", ka thënë fillimisht Ilir Berisha.

"Nuk është keq, kemi filluar që tre-katër ditë dhe futbollistët janë të motivuar dhe të lumtur që po stërviten prapë në grup", tregoi mbrojtësi me përvojë të madhe.

Ndryshe, Feronikeli më 3 qershor e zhvillon ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Kosovës përballë Ballkanit të Suharekës.

Nga triumfi në këtë garë, 'Nikli' shpreson në plasmanin në garat ndërkombëtare. /Zëri.info