Futbollisti i Dritës shërohet nga koronavirusi, reagon Ismet Munishi: Dashtë Zoti i madh të mos kemi më asnjë rast

Futbollisti i Dritës shërohet nga koronavirusi, reagon Ismet Munishi: Dashtë Zoti i madh të mos kemi më asnjë rast

Sport May 25, 2020 - 16:09

Futbollisti i vetëm i Superligës së Kosovës, i cili doli pozitiv me COVID-19, është sulmuesi i Dritës, Izair Emini.

Sulmuesi shqiptar së fundmi e ka pranuar një superlajm, pas pas testit të dytë të kryer në Maqedoninë e Veriut ka dalë negativ, shkruan Zëri.info.

Lajmin e ka konfirmuar vetë 34-vjeçari përmes një postimi në faqen e tij në rrjetin social "Facebook".

Image

“Para dy ditësh e bëra testin e radhës dhe dola negativ”, ka shkruar ndër të tjera në postim, Izair Emini.

Pas këtij super-lajmi ka ardhur edhe reagimi i trajnerit të Ballkanit, Ismet Munishi.

Trajneri i mirënjohur kosovar me anë të një postimi në rrjetin social "Facebook", Munishi e ka uruar Eminin për shërimin nga COVID-19.

"Lajmë shumë i mirë nga Izair Emini , pasi ne testimin e dyt doli negativë. Izairit dhe Drites punë të mbarë. Ne jemi rival ne fushë por jashtë saj jemi sportist e miq. Dhashte Zoti i madhë që mos të kemi asnji rast më". /Zëri.info