Mediumi gjerman konfirmon takimin virtual mes Kloppit dhe Wernerit

Mediumi gjerman konfirmon takimin virtual mes Kloppit dhe Wernerit

Sport May 25, 2020 - 15:35
Lajmet e fundit nga sporti

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp dhe sulmuesi i Leipzigut, Timo Werner kanë zhvilluar një takim virtual gjatë pashkëve, transmeton zeri.info

Këtë lajm e ka konfirmuar mediumi gjerman “Sport Bild”.

Liverpooli është njëri prej klubeve që ka shprehur interesim për shërbimet e reprezentuesit gjerman.

Edhe vetë futbollisti ka pranuar se do t’i pëlqente ideja për të luajtur në gjigantin anglez.

Werner ka realizuar 30 gola dhe 12 asistime në 38 ndeshje këtë edicion për Leipzigun dhe ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve evropiane./Zëri