Zyrtare: Anulohet edicioni në Euroleague dhe EuroCup

Zyrtare: Anulohet edicioni në Euroleague dhe EuroCup

Sport May 25, 2020 - 15:22
Lajmet e fundit nga sporti

Basketbolli evropian ka vendosur që të anulojë këtë edicion në Euroleague dhe Euro Cup, transmeton zeri.info

Këto kompeticione ishin pezulluar që prej marsit për shkak të përhapjes së pandemisë Covid-19, derisa tash është marrë vendimi për anulimin e tyre.

Zyrtarizimi ka ardhur pas asamblesë që është mbajtur këtë të hënë në të cilën Jordi Bartomeu u ka propozuar 11 skuadrave të autorizuara (Real Madrid, Barcelona, Baskonia, Panathianaikos, Olympiacos, Fenerbahce , Efes, CSKA, Maccabbi Tel Aviv, Armani Milano dhe Zalgiris Kaunas) për ta mbyllur përfundimisht garën.

Ky vendim është marrë edhe për shkak se ishte kritikuar shumë plani B që ishte propozuar dhe që do të bënte të mundur zhvillimin e 54 ndeshjeve të mbetura të sezonit të rregullt dhe sfidat “play off” ndërmjet 8 skuadrave të vetme, me ndeshje teke në një arenë të vetme nga 4 deri në 26 korriku./Zëri