Trajneri i Werder Bremenit kërkon më shumë nga Rashica

Trajneri i Werder Bremenit kërkon më shumë nga Rashica

Sport May 25, 2020 - 14:47
Lajmet e fundit nga sporti

Reprezentuesi i Kosovës, Milot Rashica, nuk është duke kaluar nëpër një formë të mirë pas rifillimit të edicionit në Bundesligë, transmeton zeri.info

Kjo gjë ka bërë që sulmuesi të marrë kritika nga trajneri i klubit gjerman, Florian Kohfeldt.

“Ai momentalisht nuk është brenda aksioneve ofensive siç do të donim. Miloti duhet të punojë më tepër”, ka thënë Kohfeldt, që nga Rashica ka kërkuar më tepër angazhim në thellësi në repartin sulmues.

Përndryshe, Rashica është golashënuesi më i mirë këtë edicion te klubi gjerman me 10 gola të shënuara, derisa numëron edhe 5 asistime./Zëri