Giggs rrëfehet për kundërshtarin më të vështirë në karrierë: Ai ma theu hundën

Giggs rrëfehet për kundërshtarin më të vështirë në karrierë: Ai ma theu hundën

Sport May 25, 2020 - 14:07
Lajmet e fundit nga sporti

Ish-futbollisti i Manchester Unitedit, Ryan Giggs, thotë se Javier Zanetti ishte kundërshtari më i vështirë gjatë karrierës së tij, derisa thotë se ai ia kishte thyer hundën në vitin 1999, transmeton "Zeri.info".

Giggs dhe Zanetti janë përballur katër herë gjatë karrierës së tyre.

Image

Uellsiani thotë se argjentinasi ia kishte thyer hundën në përballjen e vitit 1999 në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve.

“Lojtari më i vështirë kundër të cilit kam luajtur ishte Zanetti nga Interi”, ka thënë Giggs.

“Ai vraponte gjithë ditën dhe luante si mesfushor, kështu që ishte i mirë me topin, mund të mbronte, ai ishte i vështirë dhe faktikisht ma theu hundën në çerekfinalen kundër tyre”, u shpreh ai. /Zëri